Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 22:33 | Bota

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga

Senati amerikan ka rrëzuar me një diferencë të ngushtë një rezolutë të propozuar nga demokratët, e cila kërkonte tërheqjen e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin.

Rezoluta mori 49 vota pro dhe 50 kundër, ndërsa shumica republikane refuzoi të mbështeste kufizimin e kompetencave ushtarake të presidentit Donald Trump.

Në favor të rezolutës votuan edhe tre senatorë republikanë. Mes tyre ishte edhe senatorja republikane Lisa Murkowski, e cila për herë të parë mbështeti tërheqjen e trupave amerikane nga konflikti me Iranin.

Pas votimit, Murkowski deklaroi se pritej më shumë qartësi nga administrata amerikane lidhur me situatën e luftës dhe angazhimin ushtarak në rajon.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Demokratët kanë argumentuar se rezoluta synonte të riafirmonte rolin e Kongresit përballë pushtetit ekzekutiv në çështjet ushtarake. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos