Një tjetër tym i zi pas votimit në Konklavë. Prandaj, ende nuk ka një marrëveshje për Papën e ri. Një tym i ri pritet në pasdite.
Sot është dita e dytë e Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri dhe në orën 11:51 mbërriti tymi i dytë i zi pas atij mbrëmjen e djeshme. Mediat italaine bëjnë të ditur se ende nuk ka një marrëveshje për Papën e ri, ndërsa një tym i ri pritet në pasdite.
Të mërkurën, 133 kardinalët zgjedhës mbetën të mbyllur në Kapelën Sistine për më shumë se tre orë përpara se të dërgonin sinjalin se askush nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për të pasuar Françeskun.
Dhe sot i njëjti rezultat, por dy votimet e planifikuara për këtë pasdite mund të jenë përfundimtare.
"Shpresoj që sonte, kur të kthehem në Romë, ta gjej tymin e bardhë. Jam veçanërisht i lumtur që ndodhem këtu në fillim të Konklavës, në mënyrë që Fryma e Shenjtë të fryjë fuqishëm dhe të zgjidhet Papa që i nevojitet Kishës së sotme dhe botës së sotme", u shpreh kardinali Dekan Giovanni Battista Re e tha këtë në Pompeii, duke nënvizuar se Papa i ri "para së gjithash do të duhet të përpiqet të forcojë besimin në Zot në këtë botë tonën të karakterizuar nga përparimi teknologjik, por nga një këndvështrim shpirtëror kemi vënë re një lloj 'harrese të Zotit'. Ka nevojë për një ringjallje", tha ai.
Në Sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë Rrugës së Pajtimit, më shumë se 45,000 besimtarë qëndruan për një kohë të gjatë me hundët lart, duke parë lart nga oxhaku. (A2 Televizion)