Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi sot se do t'u bënte udhëheqësve të Teheranit atë që i bënë Hamasit në Gaza.
Kjo deklaratë vjen katër ditë pasi rebelët Huthi të Jemenit, aleatë të Iranit, sulmuan aeroportin e Tel Avivit.
"Unë ju paralajmëroj...Udhëheqësit iranianë që financojnë, armatosin dhe shfrytëzojnë organizatën terroriste Huthi: sistemi i ndërmjetësimit ka mbaruar dhe boshti i së keqes është shembur”, tha Katz.
"Ju jeni përgjegjës direkt. Ajo që i bëmë Hezbollahut në Bejrut, Hamasit në Gaza, Asadit në Damask, do t'jua bëjmë edhe juve në Teheran", shtoi ai në një deklaratë.
(A2 Televizion)