SHBA dërgon avionët B-52 pranë Kim Jong Unit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 12:44 | Bota

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut publikoi të premten pamje filmike të një stërvitjeje ajrore të përbashkët të zhvilluar me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, e cila përfshinte një bombardues strategjik amerikanë B-52 dhe avionë luftarakë mbi ujërat ndërkombëtare, shkruan A2 CNN.

Kjo ishte hera e parë këtë vit që një bombardues strategjik amerikanë B-52H u dislokua në Gadishullin Korean për një stërvitje, e cila u zhvillua për të përmirësuar aftësinë parandaluese përballë kërcënimeve në rritje bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, tha ministria e mbrojtjes.

Stërvitjet u zhvilluan ndërsa shefat e mbrojtjes së tre vendeve mbajtën një takim vjetor në Seul të premten, ku ata njohën rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë trepalësh për të adresuar sfidat e sigurisë që paraqet Koreja e Veriut, në rajonin Indo-Paqësor dhe më gjerë, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes.

Të tre vendet kanë rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë vitet e fundit, pasi tensionet janë rritur për shkak të zhvillimeve ushtarake të Koresë së Veriut dhe lidhjeve gjithnjë e më të thella ushtarake mes Penianit dhe Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos