Trump premton një 'deklaratë të rëndësishme' për Rusinë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 12:02 | Bota

Trump premton një 'deklaratë të rëndësishme'

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se do të bëjë një "deklaratë të rëndësishme" për Rusinë të hënën.

Komentet Trump i bëri në një intervistë me NBC News, teksa foli për luftën e Rusisë me Ukrainën.

"Jam i zhgënjyer nga Rusia, por do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy javëve të ardhshme", tha Trump.

"Mendoj se do të kem një deklaratë të rëndësishme për të bërë mbi Rusinë të hënën", tha më tej Presidenti Amerikan, shkruan A2 CNN. Por Trump nuk dha detaje shtesë mbi këtë njoftim.

Kujtojmë se Trump ka treguar zhgënjim në rritje me Presidentin rus Vladimir Putinin për shkak të luftës në Ukrainë dhe këtë javë tha se po shqyrtonte mbështetjen e një projektligji të Senatit që do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke përfshirë tarifa marramendëse prej 500% për vendet që blejnë naftë, gaz, uranium dhe eksporte të tjera ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos