Presidenti rus Vladimir Putin refuzoi të komentonte lidhur mbi spekulimet se Izraeli ose Shtetet e Bashkuara mund të përpiqen të vrasin Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollahun Ali Khamenei, dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike për konfliktin.
Sipas shefit të Kremlinit populli iranian është i konsoliduar pas lidershipit politik, shkruan A2.
“Me lejen tuaj, shpresoj që kjo të jetë përgjigjja më korrekte për pyetjen që më bëtë. Nuk dua as të diskutoj mbi një mundësi të tillë. Siç e dini, Rusia dhe unë personalisht jemi në kontakt me kryeministrin e Izraelit e po ashtu me Presidentin Trump. Duhet gjithmonë të shohësh nëse qëllimi mund të arrihet kur nis diçka. Ne shohim sot se Irani me të gjithë kompleksitetin e proceseve të brendshme politike që po zhvillohen atje, ka një konsolidim të shoqërisë dhe lidershipit të vet”, tha Putin. (A2 Televizion)