SHBA “gris” marrëveshjen me të akuzuarit e 11 Shtatorit, rikthehet mundësia e dënimit me vdekje

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 13:10 | Bota
SHBA “gris” marrëveshjen me të akuzuarit e 11 Shtatorit,
Khalid Sheikh Mohammed, i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Lloyd Austin, ka anuluar marrëveshjen e arritur me dy personat e akzuar për organizimin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake, Pentagon dhe Penslivani, më 11 shtator 2001.

Ai gjithashtu i hoqi të drejtën e firmës oficerit gjyqësor që kishte arritur marrëveshjen me të akuzuarit, sipas së cilës nuk do të dënoheshin me vdekje. Ky vendim ishte kritikuar nga familjarët e disa prej viktimave.

Me mbi 3000 viktima, ato të 11 Shtatorit ishin sulmet më të rënda në tokën amerikane që prej sulmit japonez në Pearl Harbour më 1941 dhe sollën pushtimin e Afganistanit dhe Irakut nga ana e Shteteve të Bashkuara.

SHBA “gris” marrëveshjen me të akuzuarit e 11 Shtatorit,

Në urdhrin e dërguar, Austin përmend me emër 5 të akuzuar, mes tyre edhe udhëheqësin e grupit, Khalid Sheikh Mohammed, të gjithë të burgosur në Guantanamo, Kuba. Në marrëveshjen e nënshkruar ishin përfshirë vetëm 3 persona.

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se nuk kishte luajtur asnjë rol në marrëveshjen e arritur me të akuzuarit. 5 personat e përmendur në urdhrin e Sekretarit të Mbrojtjes janë: Khalid Sheikh Mohammed, Walid Muhammad Salih Mubarak bin Attash, Mustafa Ahmed Adam al-Hawsawi; dhe dy të tjerë që nuk ishin përfshirë në marrëveshjen e mëparshme: Ramzi bin al-Shibh dhe Ali Abdul Aziz Ali.

Ata qëndrojnë pas hekurave prej dekadash, në pritje të gjyqit dhe akuzojnë Shtetet e Bashkuara se i kanë torturuar gjatë marrjes në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos