Shtetet e Bashkuara hoqën përkohësisht sanksionet ndaj Iranit për 60 ditë, duke filluar nga e hëna, pas bisedimeve të para në kuadër të një marrëveshjeje të re paqeje. Kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se është arritur dakordësi me SHBA për zhbllokimin e 12 miliardë dollarëve fonde të ngrira iraniane, që do të ndahen në dy pjese me nga 6 miliardë dollarë.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se bisedimet me zyrtarët iranianë në Zvicër kanë krijuar një bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare paqeje, megjithëse Irani mohoi se kishte nisur diskutimet për programin e tij bërthamor.
Gjatë raundit të parë të bisedimeve në Zvicër palët dakord për një mekanizëm që synon t’i japë fund luftimeve në Liban mes Izraelit. Po ashtu, u krijua një kanal komunikimi për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, me qëllim shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në këtë rrugë ujore strategjike. Megjithatë Irani e ka bërë të qartë se menaxhimi i ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë më kurrë si para luftës.
“Natyrisht normat ndërkombëtare do të respektohen por do të jetë Irani që do ta menaxhojë ngushticën’, tha kryenegociatori Galibaf. Ndërkohë presidenti amerikan Donald trump paralajmëron se do të bëjë “çfarë të jetë e nevojshme” nëse Irani nuk respekton pjesën e tij të marrëveshjes. (A2 Televizion)