
Pentagoni miratoi shitjen e parë të armëve në Tajvan që kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori detyrën në janar. Kina, e cila e konsideron ishullin si pjesë të territorit të saj, e ka quajtur këtë veprim një shkelje të sovranitetit.
Departamenti Amerikan i Luftës bën me dije se marrëveshja e propozuar parashikon që Taipei të shpenzojë 330 milionë dollarë për të blerë pjesë këmbimi për avionët e saj, të prodhuar në Amerikë.
Zëdhënësja e presidentes së Tajvanit, Karen Kuo e mirëpriti miratimin, duke thënë se thellimi i partneritetit të sigurisë Tajvan-SHBA është një gur themeli i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajonin Indo-Paqësor.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, shitja e pjesëve të avionëve amerikanë do të nisë brenda një muaji.
Pekini e dënoi shitjen e armëve amerikane në Tajvan, duke thënë se kjo gjë shkon kundër interesave të sigurisë së Kinës. (A2 Televizion)
