
Ushtria amerikane ka deklaruar se pretendimi i qeverisë iraniane se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur është i pavërtetë.
“Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për kalimin e anijeve tregtare. Irani nuk e kontrollon atë. Gjatë katër muajve të fundit, mijëra anije kanë lundruar në këtë rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) në një postim në rrjetin social X.
Më herët, Irani deklaroi se kishte ndaluar dy anije që po përpiqeshin të dilnin nga Ngushtica e Hormuzit dhe shtoi se katër cisterna të tjera ishin detyruar të ktheheshin pas ndërhyrjes së forcave të tij.
(A2 Televizion)