Kriza e emigrantëve përshkallëzohet, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 20:10 | Bota

Kriza e emigrantëve përshkallëzohet, Italia mbyll kufijtë

Italia ka vendosur të mbyllë kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, pas krizës së emigrantëve në Ceuta dhe shqetësimeve për sigurinë e kufijve të zonës Schengen.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme italiane pas një analize të situatës në Komitetin për Analizën e Emigracionit dhe Sigurisë së Kufijve, takim i drejtuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Autoritetet italiane kanë shprehur shqetësim për ndikimin e flukseve të emigrantëve në kontrollin e kufijve evropianë dhe kanë vendosur masa të reja për forcimin e mbikëqyrjes.

Paralelisht, ministri Piantedosi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Laurent Nuñez, ku u ra dakord për forcimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Italisë dhe Francës.

Masat do të zbatohen në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese të bashkëpunimit mes forcave policore të dy vendeve, me synim rritjen e sigurisë dhe menaxhimin e lëvizjeve në hapësirën Schengen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos