
Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares.
Pas sinjalizimit për praninë e personit të armatosur, forca të shumta policie janë dislokuar në Lungomare, duke ndërhyrë për neutralizimin dhe shoqërimin e tij.
Operacioni policor ka shkaktuar edhe prezencë të shtuar të uniformave blu në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik.
Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti i personit të arrestuar, ndërsa pritet që Policia e Vlorës të japë detaje zyrtare në lidhje me rrethanat e ngjarjes, llojin e armës së sekuestruar dhe mënyrën se si u konstatua personi i armatosur.
Forcat e policisë vijojnë veprimet në terren, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)