SHBA shpreson për takime me Iranin së shpejti, Witkoff: Nuk duhet të ketë “një Kore të Veriut në Lindjen e Mesme”

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 21:31 | Bota

SHBA shpreson për takime me Iranin së shpejti, Witkoff: Nuk duhet

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të zhvillojnë takime me Iranin gjatë kësaj jave. Ai shtoi gjithashtu se SHBA pret një përgjigje nga Teherani lidhur me planin e saj prej 15 pikash për t’i dhënë fund luftës.

Witkoff theksoi se presidenti Donald Trump dëshiron arritjen e një marrëveshjeje paqeje, por beson në parimin e “paqes përmes forcës”.

Ai gjithashtu u shpreh se SHBA synon të arrijë një zgjidhje të bazuar në ndalimin e pasurimit bërthamor dhe theksoi se nuk duhet të ketë “një Kore të Veriut në Lindjen e Mesme”, duke nënvizuar se rajoni nuk duhet të ketë armë bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos