Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës, do të dëmtonte veten

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 19:30 | Bota

Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tha agjencisë së lajmeve DPA se BE-ja do të dëmtonte vetëm veten nëse vendos të ndjekë rrugën e vet në fushën e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, Rutte deklaroi të premten se anëtarët europianë të bllokut duhet të përmbushin kërkesat e Uashingtonit dhe të shpenzojnë më shumë për ushtritë e tyre.

Komentet Rutte i bëri teksa po i përgjigjej Manfred Weber, kreut të Partisë Popullore Evropiane (PPE), grupit më të madh në Parlamentin Evropian, i cili bëri thirrje që BE-ja të shndërrohet në një “NATO Evropiane” në fund të nëntorit.

Të premten, ai i kërkoi Brukselit të “veprojë me besim” dhe “të shkruajë strategjinë e vet të sigurisë”, përcjell A2 CNN.

“Duhet të ndalojmë së formësuari politikën tonë nga dokumentet e Uashingtonit”, tha politikani gjerman. Kur u pyet nëse e ndan të njëjtin mendim, shefi i NATO-s tha se “ka më shumë sesa BE-ja” kur bëhet fjalë për NATO-n. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos