Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB: Në Gaza nevojitet urgjentisht ushqim për foshnja

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 21:36 | Bota

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë se ushqimi për foshnjë duhet të shpërndahet urgjentisht brenda Gazës.

Sipas mediave të huaja, komentet erdhën nga Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili deklaroi se sot nuk është shpërndarë asnjë ndihmë, pavarësisht se Izraeli dha leje për 100 kamionë që të hyjnë në enklavë.

Duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një "operacion të ndërlikuar", ai tha: "Një nga ekipet tona priti disa orë për dritën jeshile izraelite për të hyrë në zonën e Kareem Shalom dhe për të mbledhur furnizimet e tyre me ushqime.

"Fatkeqësisht, ata nuk ishin në gjendje t'i sillnin ato furnizime në magazinën tonë", përfundoi ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos