Shërbimet e emergjencës në Spanjë gjetën trupat e 4 personave në rrënojat e një godine 6 katëshe që u shemb në qendër të Madridit teksa po rinovohej për tu kthyer në një hotel.
Viktimat janë 3 burra, punonjës ndërtimi nga Ekuadori, Mali and Guinea e po ashtu një grua 30 vjeçare, arkitekte e projektit.
Trupat u gjetën mëngjesin e së mërkurës, gati 15 orë pas shembjes së strukturës së brendshme të godinës, që la të paprekur fasadën.
Autoritetet angazhuan dronë dhe qen nuhatës për operacionin e kërkimeve. 3 punëtorë të tjerë ndërtimi mbetën të plagosur ne ngjarje. (A2 Televizion)