Shfaqet “Ujku i vetmuar!” Rreziku i një sulmi terrorist në SHBA është real

Nga Erjon Dervishi
15 Qershor 2024, 10:11 | Bota

Rreziku i një sulmi terrorist në Shtetet e Bashkuara është real. Alarmi është ngritur nga burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN. E gjitha filloi me arrestimin e Arrestimi e tetë shtetasve me origjinë nga Taxhikistan të cilët besohet se kanë lidhje me ISIS-in. Prania e tyre në SHBA ka rritur shqetësimet në mesin e zyrtarëve të sigurisë kombëtare se një degë e rrezikshme e grupit terrorist tashmë të copëtuar mund të kryejë një sulm në tokën amerikane.

Anëtarët e grupit fillimisht hynë në SHBA në kufirin jugor dhe kërkuan azil sipas ligjit amerikan të imigracionit. Është e paqartë nëse ata kanë hyrë në të njëjtën kohë dhe vend. Megjithëse nuk ka prova të forta që tregojnë se ata ishin dërguar në SHBA si pjesë e një komploti terrorist, të paktën disa nga shtetasit taxhik kishin shprehur retorikë ekstremiste në komunikimet e tyre, qoftë në mediat sociale ose në komunikime të drejtpërdrejta private, thanë zyrtarët për CNN.

Ky zbulim shkaktoi një sërë përpjekjesh hetimore emergjente nga agjentë federalë në të gjithë vendin, thanë burimet, duke përfshirë mbikëqyrjen fizike dhe elektronike të personave - një operacion kundër terrorizmit që të kujton vitet menjëherë pas 11 shtatorit, kur FBI hetoi një numër të madh banorësh vendas.

Personat e arrestuar do të qëndrojnë në paraburgim federal për akuzat e emigracionit dhe përfundimisht do të deportohen pas hetimit nëse kanë apo jo lidhje terroriste me ISIS. Shqetësim për zyrtarët amerikanë ishte se personat vinin nga Taxhikistani, një vend i vogël i Azisë Qendrore i cili vitet e fundit ka qenë një burim i rekrutimit të vazhdueshëm nga ISIS-K, dega e grupit terrorist islamik me bazë në Afganistan.

Zyrtarët e lartë amerikanë besojnë se ekziston një person i ashtuquajtur "ujk i vetmuar", i cili shfaqet nga askund si një kërcënim më i mundshëm - dhe potencialisht po aq i rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos