“Propozimi i armëpushimit i presidentit rus Vladimir Putin është një ultimatum që nuk mund t'i besohet”. I këtij mendimi ka qenë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Duke folur për kanalin italian të lajmeve SkyTG24, Zelensky tha se ishte i sigurt që Putin nuk do ta ndalte ofensivën ushtarake edhe nëse kërkesat e tij për një armëpushim do të përmbusheshin.
"Këto janë mesazhe ultimatum që nuk ndryshojnë nga mesazhet e kaluara," tha udhëheqësi ukrainas.
"Ai vetë nuk do të ndalet," tha Zelensky, duke iu referuar Putinit, teksa hoqi një paralele me politikën e diktatorit nazist Adolf Hitler përpara se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore.
“Është e njëjta gjë që bëri Hitleri... Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet t'u besojmë këtyre mesazheve”, shtoi Zelensky. (A2 Televizion)