Shpërthim i fuqishëm në depon e naftës në Donetsk

Nga Loneta Progni
6 Dhjetor 2023, 18:42 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën industriale të qytetit të Donetsk, të kontrolluar nga Rusia, të mërkurën e 6 dhjetorit duke i vënë flakën një depoje të naftës.

Autoritetet e qytetit të mbështetur nga Rusia nuk kanë komentuar mbi incidentin. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur numrin e viktimave ose të përcaktonte se kush ishte përgjegjës për shpërthimet.

Qyteti i Donetskut ka qenë nën kontrollin rus që nga viti 2014, por trupat ukrainase vazhdojnë të mbajnë pozicione në periferi të tij dhe rregullisht vihet nën zjarr artilerie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos