UNICEF: 69 milionë fëmijë në 40 vendet më të pasura të botës jetojnë në varfëri

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 17:27 | Bota

UNICEF: 69 milionë fëmijë në 40 vendet më të

Një në pesë fëmijë është i prekur nga varfëria në 40 vendet më të pasura të botës. Shifrat janë bërë me dije nga UNICEF. Bëhet fjalë 69 milionë fëmijë që ende përballen me situata të paprecedentë.

"Për shumicën e fëmijëve, kjo do të thotë se ata përballen me rrezikun e rritjes pa ushqime, veshje, pajisje shkollore dhe një shtëpi të ngrohtë," vuri në dukje Bo Victor Nylund i Unicef ​​Innocenti.

Përkeqësimi më i madh i situatës, nga viti 2012 deri në vitin 201 , është shënuar në disa nga vendet më të pasura në botë. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar ky përkeqësim është +19.6%, në Islandë me +11% dhe në Francë +10.4%. Në SHBA, megjithëse numri i fëmijëve të varfër është ulur me 6.7%, më shumë se një në katër fëmijë ende jeton në "varfëri relative".

Nga ana tjetër, përmirësim ka pasur në Poloni (-37,6%), Slloveni (-31,4%), Letoni (-31%) dhe Lituani (-30,6%). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos