Izraeli zbulon depon më të madhe të armatimit të Hamasit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 17:26 | Bota

Izraeli zbulon depon më të madhe të armatimit të Hamasit

Ushtria e Izraelit zbuloi gjatë së mërkurës një depo të madhe armatimi të Hamasit, e cila përmbante qindra raketa, granata, minicione dhe mjete të tjera shpërthyese.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Armatosura, armët u gjetën të fshehura pranë një klinike dhe një shkolle, teksa mësohet se shumica e pajisjeve shpërthyese ishin artizanale.

Një pjesë e armëve u sekuestruan, teksa ajo që mbeti u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar.

Zëdhënësi i ushtrisë shtoi se fakti që armët u gjetën në struktura civile tregon edhe njëherë se Hamasi po kërkon të përdorë banorët si mburoja civile në luftë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos