Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbetjeve në Itali, 3 viktima

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 16:34 | Bota

Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbetjeve në

Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në 'Ecopartenope' në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.

Sipas informacioneve fillestare të raportuara për mediat italiane nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave, shkruan A2 CNN.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur. Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje.

Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punime mirëmbajtjeje. Ende nuk është e qartë nëse punëtorët ishin punonjës të kompanisë apo kontraktorë të jashtëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos