Shpërthimi shemb pallatet në Hagë, 2 viktima, po hetohet për një mjet të dyshimtë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 17:40 | Bota

Shpërthimi shemb pallatet në Hagë, 2 viktima, po hetohet për

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Hagë,  i cili shembi një bllok pallatesh.

Ekipet e kërkim shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë të bllokuar në rrënojat e ndërtesës 3-katëshe në zonën e Tarwekamp.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, teksa dëshmitarët raportojnë se një makinë u largua me shpejtësi menjëherë pas ngjarje çka ka ngritur dyshime tek autoritetet, që kanë nisur një hetim.

Në momentin e shpërthimit në ndërtesë ka pasur më shumë se 20 persona, gjë që bën të mendosh se bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i madh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos