“Është arma e mashtruesve”, Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 15:17 | Bota

“Është arma e mashtruesve”, Australia ndalon rrjetet

Parlamenti i Australisë ka miratuar ligjin i cili ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Vendimi është marrë pasi organet ligjvënëse në Australi kanë vënë në dijeni kompanitë e teknologjisë për të forcuar sigurinë.

Senati në Australi miratoi ndalimin e mediave sociale të enjten vonë, ditën e fundit të seancës së këtij vitit, pas muajsh debati intensiv publik dhe një procesi të ngjeshur parlamentar.

Sipas ligjit të ri, kompanitë e teknologjisë duhet të ndërmarrin "hapa të arsyeshëm" për të parandaluar përdoruesit e mitur nga aksesi në shërbimet e mediave sociale ose do të përballen me gjoba prej afro 50 milionë dollar.

Ndalimi pritet të zbatohet për Snapchat, TikTok, Facebook, Instagram dhe X, por kjo listë mund të zgjerohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos