A po paralajmëron Rusia hedhjen e bombës bërthamore në Ukrainë? Putin: E barabartë me disa ‘Oreshnik’ në grup

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 13:31 | Bota

A po paralajmëron Rusia hedhjen e bombës bërthamore në

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme ka folur në një takim të një aleance sigurie të vendeve ish-sovjetike në Kazakistan, ku ka lëshuar më shumë paralajmërime për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës, të furnizuara nga perëndimi për sulme thellë në Rusi.

“Sonte ne kryem një sulm gjithëpërfshirës duke përdorur 90 raketa dhe 100 dronë. U goditën 17 objektiva”, tha Putin sipas mediave të huaja.

"Këto janë objekte ushtarake, objekte të industrisë së mbrojtjes dhe sistemet e tyre mbështetëse. Më lejoni të përsëris edhe një herë: këto sulme nga ana jonë u zhvilluan gjithashtu në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme [nga Ukraina] në territorin rus me raketa amerikane ATACMS”, tha më tej Putin.

“Siç e kam thënë shumë herë, gjithmonë do të ketë një përgjigje nga ana jonë”, shtoi Presidenti i Rusisë, shkruan A2 CNN.

Duke iu referuar raketës balistike që Rusia përdori për sulmet në Dnipro javën e kaluar, të cilën ajo e quan Oreshnik, Putin pohoi se ndikimi i një sulmi të vetëm duke përdorur disa raketa do të ishte i ngjashëm me atë të armëve bërthamore.

"Sipas mendimit të ekspertëve ushtarakë dhe teknikë, në rast të një sulmi masiv në grup të këtyre raketave, domethënë disa raketa në të njëjtën kohë, goditja e tyre e vetme do të jetë e krahasueshme me përdorimin e armëve bërthamore," tha ai.

“Edhe pse, sigurisht, Oreshniku ​​nuk është një armë e shkatërrimit në masë”, përfundoi Putin, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos