“Ukraina, DASH për të thyer derën”, Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë

Nga Rosalba Bejdo
24 Prill 2026, 22:32 | Bota

"Perëndimi dhe Rusia janë në një luftë mes tyre". Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sipas tij, politika e vendeve të “Perëndimit Kolektiv” është kërcënimi kryesor për shoqërinë dhe sigurinë ndërkombëtare. Kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, siç e shohim sot, është politika e shteteve të Perëndimit Kolektiv”, tha Lavrov.

Sipas tij, Perëndimi dëshiron të ruajë dominimin e tij me çdo kusht dhe të parandalojë zhvillimin e qendrave të reja botërore në Azi, Amerikë dhe Amerikën Latine, raporton RIA Novosti.

 Lavrov foli më herët me homologun e tij pakistanez Muhammad Isaak Dar rreth situatës në Gjirin Persik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos