Si e poshtëroi Trump publikisht Zelenskyn: Po luan bixhoz me luftën e 3 botërore, kthehu kur të jesh gati për paqen

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 10:16 | Bota

Takimi i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski me homologun Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, rezultoi një katastrofë, pasi dy lidërët u përfshinë në një luftë të pazakontë fjalësh, para mediave botërore në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky e kishte kërkuar takimin për të bindur Presidentin e ri të mos bëhet palë me Rusinë, por në vend të kësaj u përball me sulme poshtëruese nga Trump dhe zëvendësi i tij J. D Vance.

Në një shfaqje të plotë, të fytyrës së re të Amerikës, Trump dhe Vance e akuzuan Zelenskyn për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara dhe e fajsuan përprovokim të luftës së tretë botërore….Tonet u ngritën kur Vance theksoi nevojën për zgjidhje diplomatike të luftës, ndërsa Zelensky ju kundërpërgjigj se Putinit nuk i besohej dhe se Vance nuk e kishte vizituar asnjëherë Ukrainën. 

“Mos na thuaj ne se çfarë do të ndiejmë. Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na thuaj se çfarë duhet të ndjejmë…”, tha mes të tjerash Trump.

“Nuk po ju them…”, iu përgjigj Zelensky.

“Ti nuk je në pozitat të na diktosh se çfarë do të ndjejmë ne. Ne do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fuqishëm. Ti je në pozita shumë të këqija dhe e ke vendosur vetë veten në këto pozita. Nuk ke letrat në dorë aktualisht. Je duke luajtur me letra…”, i tha Trump.

“Nuk po luaj me letra”, i tha Zelensky.

“Jam shumë serioz. Je duke rrezikuar jetët e miliona njerëzve, je duke luajtur me luftën e tretë botërore… Ajo që po bën është totalisht mosrespektuese ndaj këtij vendi”, i tha Trump.

“Unë kam të gjithë respektin për vendin tuaj”, tha Zelensky.

“A ke thënë ndonjëherë faleminderit në këtë takim. Shkove në Pensilvani dhe bërë fushatë për rivalët tanë në muajin tetor. Bën mirë të shprehësh pak mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tend”, i tha Vance – Zelenskyt.

Trump kërcënoi të ndërpresë mbështetjen për Kievin. “Ose prano marrëveshjen ose ne ju braktisim. Nuk mendoj se do të jetë diçka e bukur”, ishin fjalëte trump.

Zelenski e sfidoi hapur Trumpin për qasjen e butë ndaj Putnit, duke i kërkuar atij të mos bëjë kompromis me një vrasës. Pas konfrontimit të paprecedentë, Zelensky u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pa e firmosur marrëveshjen aq shumë të trumpetuar për shfrytëzimin e përbashkët të mineraleve ukrainase.

Përplasja rrezikon të minojë edhe përpjekjet e liderëve europianë për të bindur Putinin t’i ofrojë garanci sigurie Ukrainës, edhe pse ai ka refuzuar të dërgojë trupa amerikane në tokën ukrainase.

Një sërë liderësh e zyrtaresh eurpianë nxituan të mbështesin Zelenskyn, duke thënë se ai nuk ishte vetëm. Ndërkohë, ajo që ka fërkuar duart nga spektakli është Rusia. Ish-presidenti Medvedev tha se Trumpi i kishte thënë të vertetën Zelenskyt, dhe se ky i fundit kishte marë një goditje brutale në Zyrën Ovale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos