
Irani ka thënë se do të emërojë shpejt një udhëheqës të ri suprem pas vrasjes së Ajatollah Khamenei-t nga sulmet e kordiniuara mes Izraelit dhe SHBA-ve, raporton A2CNN.
Në Iran është formuar aktualisht një këshill udhëheqës kalimtar për të drejtuar vendin përkohësisht, i përbërë nga: Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe kleriku i lartë Alireza Arafi.
Zgjedhja zyrtare e një udhëheqësi të ri suprem vendoset nga 88 klerikë të lartë të njohur si Asambleja e Ekspertëve. Sipas kushtetutës së vendit, këta klerikë duhet të zgjedhin udhëheqësin e ri suprem sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo mund të jetë e vështirë për arsye sigurie ndërsa vendi është nën sulm.
Kandidatët që kandidojnë për në Asamble duhet së pari të verifikohen dhe miratohen nga Këshilli i Rojës, një organ i fuqishëm mbikëqyrës, anëtarët e të cilit emërohen pjesërisht nga vetë udhëheqësi suprem.
Kur pozicioni mbetet vakant, për shkak të vdekjes ose dorëheqjes, Asambleja e Ekspertëve mblidhet për të zgjedhur një pasardhës. Një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme për të emëruar udhëheqësin e ri suprem.
Sipas kushtetutës së Iranit, kandidati duhet të jetë një jurist i lartë me njohuri të thella të jurisprudencës në Islamin Shiit, si dhe cilësi të tilla si gjykimi politik, guximi dhe aftësia administrative. (A2 Televizion)