Human ndërsa bën kurban. Kjo është përshtypja e parë që të lë ekspozita më e re në kryeqytet.
Ndonëse pamjet janë të vrazhda, portretet e njerëzve që e kryejnë këtë rit janë të paqta, afrohen me diçka shpirtërore dhe tregojnë sacrifice, shkruan A2.
Pikërisht shndërrimin e trupit, fytyrës, emocionit ka dashur të rrëfejë përmes këtyre imazheve edhe fotografi Albes Fusha.
Imazhet lindin nga vëzhgimi i kësaj gjendjeje: çaste kur trupi është i përqendruar në një intensitet të brendshëm, ndërsa veprimi i jashtëm merr formë kolektive. Kështu e rrëfen artisti që është drejtues i Departamentit të Fotografisë, por që në këtë ekspozitë të vetën ka zgjedhur edhe ta kurojë vetë në tre dhomat e galerisë së Universitetit të Arteve.
Në këto kohë të trazuara, ku mes qytetit zhvillohet protesta dhe ekspozita pak hapa më tutje, lind edhe pyetja nëse kjo ekspozitë mund të marrë konotacione të tjera politike apo besimi. E megjithëkëtë, artisti zhvendoset nga këto insituata.
Ekspozita nën titullin “Le të nisë gjuetia” do të qëndrojë e hapur për publikun në galerinë FAB deri më datën 11 mars. (A2 Televizion)