Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 09:26 | Aktualitet

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd– Përrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton, raporton A2CNN. 

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar. Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos