Fakte të reja kanë dalë për sa i përket tentativës së forcave izraelite për të eliminuar liderët e Hamasit, Rafah Salameh dhe Mohamed Deif. Media amerikane “New York Times” raporton se, sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes izraelite, Tel Avivi kishte ruajtur vilën e liderit të Hamasit në Rripin jugor të Gazës për javë të tëra, por e shtyu sulmin derisa lideri arriti në divizionin ushtarak të Deif.
Ushtria izraelite dhe agjencia e brendshme e inteligjencës izraelite thanë se nga sulmi kishte mbetur i vdekur togeri Rafa Salameh. Por, fati i Mohamed Deif, i cili është i dyti në komandën e Hamasit dhe i konsideruar si arkitekt i sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, mbeti i paqartë. Ai u ka mbijetuar edhe atentateve të tjera.
Për banorët e Izraelit tentativa për eliminimin e liderëve të Hamasit është një justifikim për të kryer bastisje dhe vrasje masive të civilëve: “Akuzat e Izraelit se po synon liderët palestinezë në këtë bastisje dhe masakër brutale janë të rreme dhe të pabaza. Kjo nuk është hera e parë që pushtuesi pretendon se ka në shënjestër liderët palestinezë dhe më pas del se kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se këto akuza janë një përpjekje për të mbuluar përmasat e krimit dhe përmasat e masakrës, për të justifikuar një masakër të tillë, edhe pse synimi i këtij numri të të shpërngulurve nuk justifikohet me asgjë”.
Sakaq, numri i viktimave në Khan Yonis ka arritur në 141 persona. Faktet dhe shifrat janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Rreth 400 persona janë lënduar, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi kishte në shënjestër liderin e lartë të Hamasit, Mohammed Deif, por nuk kishte "asnjë siguri" se ai ishte vrarë. (A2 Televizion)