Siria në spirale të rrezikshme, Al-Sharaa: Do dënohen pa mëshirë kush ka vrarë njerëz

Nga Erjon Dervishi
10 Mars 2025, 15:27 | Bota

Siria ka hyrë në një spirale krize, por udhëheqësi i saj u zotua se do të ndjekë dhe ndëshkojë autorët e luftimeve të përgjakshme të iniciuara nga besnikët e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit, shkruan A2 CNN.

Në një interviste për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, tha se do të mbajë llogari këdo që ka tejkaluar autoritetin e tyre. Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar dhe të postuar në mediat sociale, Ahmed Sharaa, lëvizja rebele e të cilit rrëzoi Asadin në dhjetor, akuzoi besnikët e Asadit dhe fuqitë e huaja që ai nuk i përmendi se u përpoqën të nxisnin trazira.

“Ne e gjejmë veten përballë një rreziku të ri, të përfaqësuar nga përpjekjet e mbetjeve të regjimit të mëparshëm dhe të palëve të jashtme pas tyre për të krijuar një rebelim të ri dhe për ta tërhequr vendin tonë në një luftë civile, duke synuar ta ndajë atë dhe të shkatërrojë unitetin dhe stabilitetin e tij. Ne konfirmojmë se do të mbajnë përgjegjësi, me gjithë vendosmëri dhe pa mëshirë, kushdo që u përfshi në gjakderdhjen e civilëve ose dëmtoi popullin tonë, ose që ka tejkaluar kompetencat e shtetit ose ka shfrytëzuar pushtetin për të arritur qëllimet e tij”, tha Al-Sharaa.

Përleshjet, për të cilat një grup monitorues i luftës tha se tashmë kishin vrarë mbi 1,000 njerëz, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në zonën e influencës së Asadit. Komandanti i lartë i një grupi të armatosur kurd sirian, forcat e të cilit janë në një betejë të veçantë me Turqinë, fajësuan fraksionet islamike të mbështetura nga Turqia për disa prej dhunës më shqetësuese: ekzekutimet e raportuara të civilëve që i përkasin sektit alavit të Asadit.

Turqia nuk iu përgjigj akuzave. Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, diplomatët thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë kërkuar Këshillit të Sigurimit që të takohen me dyer të mbyllura të hënën lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Siri. Zyra e presidentit të përkohshëm Sharaa tha se po formonte një komitet të pavarur për të hetuar përleshjet dhe vrasjet nga të dyja palët. Sirianët kanë shpërndarë video grafike të ekzekutimeve nga luftëtarët. Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë videot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos