Putin kërcënon: Rusia do të ketë një “përgjigje bindëse” ndaj “militarizimit” të Evropës

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 18:21 | Bota

Putin kërcënon: Rusia do të ketë një

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska do të ketë një ‘përgjigje bindëse’ ndaj ‘militarizimit’ të Europës.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri teksa ka folur në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë.

Pasi ‘nxjerr në pah’ atë që ai e beson si keqdashje evropiane, Putin vazhdon të kërcënojë se Rusia nuk do të dështojë të përgjigjet ndaj militarizimit “të rrezikshëm” të Evropës.

"Ne duhet ta marrim këtë në konsideratë, për të mbështetur mbrojtjen dhe sigurinë tonë", thotë Putin, shkruan A2 CNN.

Putin pyet veten nëse njoftimet si ato të Gjermanisë që thotë se do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme të Evropës ishin thjesht retorikë, apo mund të viheshin në praktikë.

“Rusia do t'i ndjekë nga afër këto zhvillime”, shton Putin, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos