Oficeri Hsieh Jih-sheng: Fitorja ruse në Ukrainë do të inkurajonte agresionin kinez kundër Tajvanit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 22:18 | Bota

Oficeri Hsieh Jih-sheng: Fitorja ruse në Ukrainë do të

Nëse Rusia e mposht Ukrainën, kjo do t'i inkurajojë sulmet e Kinës drejt Tajvanit, thotë një oficer i lartë ushtarak tajvanez.

Sipas mediave të huaja, në një vizitë të rrallë në Evropë, Hsieh Jih-sheng, zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm për inteligjencën, tha se shpresonte që Kievi të dilte fitimtar.

Duke iu drejtuar Forumit të Sigurisë në Varshavë, ai tha: "Ka shumë gjëra që mund të mësojmë nga teatri ukrainas, të cilat mund t'i përmirësojmë për gatishmërinë tonë të përgjithshme".

"Disfata e Ukrainës do të sinjalizojë se Kina mund të ndërmarrë më shumë agresion ndaj Tajvanit", tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se Tajvani po përpiqej të "përfitonte nga një çështje e nxehtë dhe të tërhiqte vëmendjen".

“Çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme kineze, thelbësisht e ndryshme nga kriza e Ukrainës”, tha ajo, shkruan A2 CNN.

Hsieh ngriti alarmin në lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Kinës dhe Rusisë.

“Nëse Kina ndërhyn në Tajvan, ndërsa Rusia rrit ofensivën e saj në Ukrainë, bota mund të përballet me një krizë gjeopolitike në dy fronte”, shtoi ai.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos