Skandal në fjalimin e Trump,  demokrati nxirret jashtë Kongresit pasi kritikoi presidentin

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 10:39 | Bota

Skandal në fjalimin e Trump,  demokrati nxirret jashtë Kongresit

Një incident ndodhi gjatë fjalimit të Donald Trump në Kongresin Amerikan. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Al Green u shoqerua nga stafi i Kongresit dhe doli jashtë sallës, vetëm pak minuta pasi filloi fjalimi i Trump.

Shkak u bë ndërhyrja e Al Green, i cili tha se Trump nuk ka mandat për shkurtime në sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan. Pasi doli nga salla, Al Green tha se, “njerëzit duhet ta dinë se ka nga ata që e kundërshtojnë republikanin”.

Fjalimi i Trump në Kongres, konsiderohet si më i gjati i mbajtur ndonjëherë nga një president amerikan. Në të, Trump ripohoi dëshirën e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai vlerësoi gjithashtu vendosjen e tarifave si një mjet për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga "konfuzioni" i mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos