Spanja sekuestron sasinë më të madhe të kokainës

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 21:31 | Bota

Spanja sekuestron sasinë më të madhe të kokainës

Policia spanjolle ka sekuestruar rreth 7 tonë kokainë, duke e konsideruar këtë ngarkesë si më të madhen deri më sot.

Operacioni u realizua më 27 dhjetor, kur policia zbuloi dy varka të dyshimta me shpejtësi të lartë pranë lumit Guadalquivir, të cilat transportonin drogën.

Pas ndjekjes ajrore, detare dhe tokësore, ngarkesa u transportua në një pronë në provincën e Seviljes, ku u gjetën dy kontejnerë të fshehur nën tokë.

Përveç kokainës, u sekuestruan tre armë zjarri, përfshirë një AK-47, dhe dy automjete të vjedhura. Tre persona janë arrestuar dhe hetimet vazhdojnë.

Ky operacion është një goditje e rëndësishme për rrjetet e trafikut të drogës që operojnë përgjatë lumit Guadalquivir, një rrugë kyçe për hyrjen e lëndëve narkotike në Evropë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos