Starmer kërkon zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 19:42 | Bota

Starmer kërkon zgjidhje të shpejtë për konfliktin në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka bërë thirrje për një “zgjidhje të shpejtë” të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke përshëndetur njëkohësisht raportimet për bisedime mes SHBA-së dhe Iranit.

Gjatë një seance parlamentare, Starmer theksoi se prioriteti kryesor duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të negociuar që vendos kushte të forta për Iranin, veçanërisht në lidhje me armët bërthamore. Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar është në dijeni të përpjekjeve për dialog mes palëve.

I pyetur për ndikimin e përshkallëzimit të situatës, Starmer deklaroi se Britania nuk ka “shqetësime domethënëse” për furnizimin me energji.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka zhvilluar bisedime “intensive” me autoritetet iraniane, megjithëse këto pretendime janë mohuar nga Teherani. Në platformën e tij Truth Social, Trump njoftoi gjithashtu një shtyrje pesëditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke i cilësuar bisedimet si “produktive”.

Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm që prej 28 shkurtit, kur SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, me mbi 1.300 viktima të raportuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos