Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, ka konfirmuar se ka nënshkruar një marrëveshje që ia kalon kontrollin e Ishujve Chagos Mauritiusit.
Sipas mediave të huaja, kjo përfshin bazën ushtarake jetësore të Diego Garcias, e cila do të merret me qira nga qeveria e Mauritiusit.
Duke folur në Hertfordshire, Sir Keir Starmer thotë se "vlerësimi i plotë" i arsyes së marrjes së vendimit është "shumë i klasifikuar".
Baza ushtarake është e përbashkët Britani e Madhe-SHBA dhe Donald Trump e ka mirëpritur marrëveshjen, shkruan A2 CNN.
Kryeministri pretendon se iu desh ta bënte marrëveshjen, sepse përndryshe Mauritiusi do ta kishte çuar Mbretërinë e Bashkuar në gjykatat ndërkombëtare dhe ndoshta do të kishte fituar, me zbatimin e dënimeve shtesë. (A2 Televizion)