Ofendoi Erdoganin, arrestohet në Ankara gazetari i Deutsche Welle

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 16:34 | Bota

Ofendoi Erdoganin, arrestohet në Ankara gazetari i Deutsche Welle

Autoritetet turke arrestuan të enjten gazetarin Alican Uludag. Ai akuzohet për postime fyese në rrjetet sociale ndaj Presidentit Erdogan.

Ai u arrestua në banesën e tij në kryeqytetin turk, Ankara. Uludag ka mohuar akuzat, duke pretenduar që kritikat e tij kanë qenë konstruktive dhe duke qenë në cilësinë e reporterit gjyqësor, ai ka tagrin për të qenë kritik ndaj qeverisë së Erdogan.

Ai është transferuar në Stamboll ditën e sotme, shkruan A2.

Fyerja ndaj presidentit konsiderohet një krim i rëndë dhe gazetari mund të dënohet deri në 4 vite nga gjykata.

Drejtoresha e përgjithshme e Deutsche Welle, Barbara Massing, kërkoi lirimin e tij, duke e cilësuar arrestimin si “një akt të qëllimshëm frikësimi.”

Grupi Reporters Without Borders e konsideron Turqinë si një nga vendet më represive për gazetarët, duke theksuar se shumica e mediave janë nën kontrollin e qeverisë.

Sipas Turkish Journalists Syndicate, të paktën 14 gazetarë ose punonjës të medias ndodhen aktualisht në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos