Stuhia ''përbindësh’’ gjunjëzon SHBA, me mijëra pa energji, anulohen 10 mijë fluturime

Nga Rosalba Bejdo
25 Janar 2026, 19:36 | Bota

Stuhia ''përbindësh’’ gjunjëzon SHBA, me

Rreth 700 mijë banorë në SHBA mbetën pa energji elektrike dhe pothuajse 10 mijë fluturime u anuluan të dielën, në prag të një stuhie të fuqishme dimërore që kërcënon të paralizojë shtetet lindore me reshje të dendura bore.

Meteorologët thanë se bora, shiu i ngrirë, akulli dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që sjell stuhia “përbindësh”, siç është pagëzuar, do të përfshijnë dy të tretat e lindjes së vendit, duke prekur rreth 180 milionë njerëz.

Duke e quajtur stuhinë “historike”, presidenti i SHBA-së Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës federale për fatkeqësi natyrore në Karolinën e Jugut, Virxhinia, Tenesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Merilend, Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Indiana dhe Virxhinia Perëndimore, shkruan A2 CNN.

“Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Shtatëmbëdhjetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur gjendje emergjence për shkak të motit, bëri të ditur Departamenti i Sigurisë Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos