Tajfuni i afrohet Vietnamit, mbi gjysmë milion njerëz urdhërohen të evakuohen

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 08:10 | Bota

Tajfuni i afrohet Vietnamit, mbi gjysmë milion njerëz urdhërohen

Vietnami ka urdhëruar evakuimin e më shumë se 586,000 njerëzve përpara mbërritjes së tajfunit Kajiki. Stuhia po shoqërohet me erëra me shpejtësi 166 km/orë dhe pritet të forcohet më tej përpara se të arrijë në tokë herët të hënën, thanë parashikuesit e motit.

Banorëve nga provincat qendrore të Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe anijeve u është thënë të qëndrojnë në breg, shkruan A2 CNN.

Stuhia po kalon pranë Hainanit në Kinë, ku agjencia meteorologjike e vendit tha se parashikohen deri në 320 mm shi.

Sipas meteorologëve, tajfuni Kajiki pritet të dobësohet ndërsa lëviz drejt Vietnamit, por do të vazhdojë ta godasë vendin me erëra që arrijnë në 200 km/orë dhe reshje të pritshme prej 300-400 mm. Priten gjithashtu dallgë stuhie prej 2-4 metrash.

Autoritetet u kanë thënë njerëzve në shtegun e parashikuar të mos dalin jashtë, ndërsa ushtarët janë vendosur për të ndihmuar.

“Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe jo e sigurt për asnjë automjet apo strukturë, siç janë anijet turistike ose të peshkimit dhe objektet e rritjes së akuakulturës”, citoi agjencia e lajmeve AFP zyrtarë nga ministria e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Vietnam Airlines anuloi të paktën 22 fluturime për në dhe nga qytetet qendrore të dielën dhe të hënën, përcjell A2 CNN.

Zyrtarët kanë frikë se stuhia mund të jetë po aq shkatërruese sa Yagi në shtator të vitit të kaluar, një tajfun vdekjeprurës që vrau qindra njerëz në të gjithë rajonin, përfshirë 300 vetëm në Vietnam. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos