Tajfuni Kalmaegi godet Filipinet, 90 viktima dhe qindra mijëra të zhvendosur nga përmbytjet masive

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 08:06 | Bota

Tajfuni Kalmaegi godet Filipinet, 90 viktima dhe qindra mijëra të

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre, për shkak të një nga tajfunët më të fortë të këtij viti që përfshiu Filipinet qendrore.

Autoritetet bëjnë të ditur se tajfuni Kalmaegi ka përmbytur qytete të tëra në ishullin qendror më të populluar të Cebusë.

Tajfuni Kalmaegi godet Filipinet, 90 viktima dhe qindra mijëra të

Videot treguan përmbytje të paprecedenta nëpër qytetet dhe qytezat e provincës, duke rrëmbyer makina, baraka buzë lumit dhe madje edhe kontejnerë të mëdhenj transporti.

Mes viktimave janë edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri ushtarak që u rrëzua në ishullin Mindanao, në jug të Cebu-s, pasi u dërgua për të ndihmuar në përpjekjet e ndihmës. Helikopteri u rrëzua të martën pranë Agusan del Sur dhe ishte një nga katër të dërguarit për të ndihmuar.

Tajfuni Kalmaegi godet Filipinet, 90 viktima dhe qindra mijëra të

"Komunikimi me helikopterin u humb, gjë që nxiti menjëherë nisjen e një operacioni kërkim-shpëtimi", tha Forca Ajrore Filipinase. Më vonë, një zëdhënëse tha se ishin gjetur gjashtë trupa, që besohet të jenë të pilotit dhe ekuipazhit.

Tajfuni, i quajtur lokalisht Tino, parashikohet që deri të mërkurën të lëvizë nëpër rajonin e ishujve Visayas dhe mbi Detin e Kinës Jugore.

Tajfuni Kalmaegi godet Filipinet, 90 viktima dhe qindra mijëra të

Shkatërrimi nga Kalmaegi, vjen pak më shumë se një muaj pasi një tërmet me magnitudë 6.9 goditi Cebun veriore, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke zhvendosur mijëra të tjerë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos