
Lëvizja shiite libaneze Hezbollah ka pranuar një armëpushim të mundshëm me Izraeli, por vetëm nëse marrëveshja respektohet nga të gjitha palët e përfshira.
Deklarata u bë nga Mahmoud Komati, nënkryetar i Këshillit Politik të organizatës, i cili paralajmëroi se nuk do të tolerohet një situatë si ajo e mëparshme.
“Ne e pranojmë armëpushimin, por nuk do të lejojmë një përsëritje të skenarit të vitit 2024, kur njëra palë e respektonte marrëveshjen dhe pala tjetër e shkelte atë”, u shpreh ai për median libaneze.
Zhvillimi vjen pas një takimi trepalësh të zhvilluar në Washington, ku sipas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të nisin negociata të drejtpërdrejta në një datë dhe vend që do të përcaktohet me marrëveshje të ndërsjellë.
Tensionet mes palëve u përshkallëzuan në fillim të marsit, kur Hezbollahu rifilloi sulmet ndaj Izraelit, pas vdekjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai humbi jetën gjatë një vale bombardimesh të raportuara si operacione të përbashkëta mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
(A2 Televizion)