Takimi me Jinping në Kinë, Trump: Po mendoj të shtyj vizitën për shkak të Iranit

Nga Rosalba Bejdo
17 Mars 2026, 18:02 | Bota

Takimi me Jinping në Kinë, Trump: Po mendoj të shtyj vizitën

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po mendon të shtyjë me një muaj vizitën e rëndësishme në Kinë, e planifikuar për në fund të marsit, për shkak të luftës në Iran.

“Kemi këkruar ta shtyjmë një muaj afërisht”, tha për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, shkruan A2.

Takimi mes tij dhe homologut kinez Xi Jinping duhet të zhvillohen mes 31 marsit dhe 2 prillit, pas bisedimeve të fundit dypalëshe tetorin e kaluar.

Ministria e Jashtme kineze tha të martën se Pekini dhe Uashingtoni janë në bisedime mbi datën dhe cështjet që do të vihen në tryezë gjatë vizitës së Trump në Pekin.  

Kina hodhi poshtë pretendimet se shtyrja e takimit mund të kishte lidhje me tensionet në Hormuz.

Trump paralajmëroi gjatë fundjavës se mund të shtynte vizitën nëse Kina nuk ndihmonte në zhbllokimin e Ngushticës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos