Telefonata vendimtare para sulmit ku u vra Khamenei, çfarë e bindi Trump-in?

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 20:21 | Bota

Telefonata vendimtare para sulmit ku u vra Khamenei, çfarë e bindi

Më pak se 48 orë para fillimit të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit, kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump. për arsyet e nisjes së një lufte komplekse, për të cilën lideri amerikan kishte bërë dikur fushatë.

Si Trump, ashtu edhe Netanyahu, ishin në dijeni nga informacionet e inteligjencës në fillim të javës se udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, dhe zëvendësit e tij kryesorë pritej të takoheshin së shpejti në kompleksin e tij në Teheran, që i ekspozoi përballë sulmit.

Megjithatë, informacione të reja sugjeronin se takimi ishte shtyrë për të shtunën në mëngjes, nga e shtuna në mbrëmje, sipas tre personave të informuar mbi telefonatën, raporton “Reuters”, përcjell A2CNN.

Netanyahu, i vendosur të ecë përpara me një operacion që e kishte mbështetur për dekada, argumentoi se mund të mos kishte kurrë një mundësi më të mirë për të vrarë Khamenein dhe për t’u hakmarrë për përpjekjet e mëparshme iraniane për të vrarë Trumpin, thanë burimet.

Në kohën e telefonatës, Trump tashmë e kishte miratuar idenë që Shtetet e Bashkuara të kryenin një operacion ushtarak kundër Iranit, por ende nuk kishte vendosur se kur dhe në çfarë rrethanash SHBA-të do të përfshiheshin, sipas burimeve që folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të diskutimeve.

Ushtria amerikane kishte krijuar një prani në rajon prej javësh, duke bërë që shumë brenda administratës të arrinin në përfundimin se ishte vetëm çështje kohe para se presidenti të vendoste të vepronte. Një datë e mundshme, vetëm pak ditë më parë, ishte anuluar për shkak të motit të keq.

Megjithëse nuk mund të përcaktohet me siguri nëse argumentet e Netanyahut ndikuan drejtpërdrejt te Trump, sipas “Reuters”, telefonata përbënte përpjekjen e fundit bindëse të udhëheqësit izraelit ndaj homologut të tij amerikan. Tre burime të informuara mbi bisedën thanë se besonin se kjo telefonatë, së bashku me informacionet e inteligjencës që tregonin një dritare të kufizuar për të goditur udhëheqësin iranian, shërbeu si katalizator për vendimin përfundimtar të Trump për të urdhëruar ushtrinë, më 27 shkurt, të vijonte me Operacionin “Epik Fury”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos