
Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda një vagoni treni mallrash në një qytet të Teksasit përgjatë kufirit jugor. Trupat u gjetën në një tren të “Union Pacific” në një zonë hekurudhore rreth 160 milje në jug të San Antonios.
Rrethanat e vdekjes së tyre janë të panjohura, tha zëdhënësi i policisë së Laredos, dhe një hetim është duke u zhvilluar.
Union Pacific operon përtej kufirit dhe është e vetmja hekurudhë që shërben të gjitha pikat e hyrjes në Meksikë. Temperaturat të dielën pasdite në Laredo shkonin ne nivele ekstreme, megjithëse nuk është e qartë nëse nxehtësia ishte një faktor.
Rastet e kaluara të vdekjeve të shumta në trena dhe rimorkio traktorësh jo shumë larg kufirit SHBA-Meksikë kane ndodhur dhe emheret, ku me tragjiku ishte ai i vitit 2022 në të cilin 53 persona u gjetën të vdekur në një kamion të braktisur, në periferi të San Antonios. (A2 Televizion)