Tensionohet situata në Izrael, protestuesit tentojnë të hyjnë në shtëpinë e Netanyahut

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 21:10 | Bota

Tensionohet situata në Izrael, protestuesit tentojnë të

Është tensionuar më tej në Izrael, ku një tjetër protestë është zhvilluar kundër qeverisë dhe kryeministrit Netanyahu në veçanti.

Qindra protestues, pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, u grumbulluan përpara shtëpisë së kreut të qeverisë në Jeruzalem dhe disa prej tyre tentuan të hynin brenda saj.

Policia reagoi menjëherë duke shpërndarë turmën dhe arrestuar disa nga pjesëmarrësit.

Protesta të ngjashme ka pasur dhe më herët në Izrael, pasi shumë qytetarë fajësojnë qeverinë për pasojat e sulmit të Hamasit në 7 tetor dhe për reagimin e saj të ngadaltë për lirimin e pengjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos