Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa tha se ishte viktimë e një tentative helmimi me çokollata dhe reçel, të marra gjatë një aktiviteti publik.
Ëmbëlsirat përmbanin tre kimikate në përqendrime të larta dhe kjo nuk mund të jetë e pavullnetshme", tha Noboa në një intervistë për CNN.
Presidenti 37-vjeçar tha se substancat toksike nuk mund të kenë ardhur nga vetë produktet ose nga paketimi i tyre. Organi ushtarak përgjegjës për sigurinë e tij paraqiti një ankesë te prokurorët.
"Ne paraqitëm një ankesë, paraqitëm prova për përqendrimin e tre kimikateve".
Është hera e dytë që administrata e Noboas ka pretenduar një atentat ndaj jetës së tij, mes protestave antiqeveritare të indigjenëve dhe krimit në rritje.
Më herët këtë muaj, qeveria tha se automjeti i Noboas mbante shenja plumbash pasi autokolona e tij u sulmua nga një grup protestuesish që hidhnin gurë, të zemëruar për rritjen e çmimeve të karburantit.
Organizata më e madhe e popujve indigjenë në vend, e quajtur Conaie, ka bllokuar rrugët -- përfshirë në provincën Pichincha të kryeqytetit, që nga 22 shtatori për shkak të rritjes së kostove të karburantit. (A2 Televizion)
