Ndryshime në axhendën politike, zhvendoset orari i mbledhjes së qeverisë, anulohet mbledhja e grupit të PD

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 12:03 | Politikë

Ndryshime në axhendën politike, zhvendoset orari i mbledhjes së

Tensionet në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit shoqërohen me ndryshime në axhendën politike të ditës. A2CNN mëson se mbledhja e qeverisë, e parashikuar të mbahej sot në orën 17:00, është zhvendosur në orën 12:30.

Ndërkohë, është anuluar edhe mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, e planifikuar për në orën 12:00.

Protesta e studentëve ka nisur sot më herët se sa ishte njoftuar dhe është shoqëruar me tensione përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë shkulur kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, si dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos