Tetori më i nxehtë në 125 vjet u regjistrua këtë vit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 13:16 | Bota

Tetori më i nxehtë në 125 vjet u regjistrua këtë vit

2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori, për shkak të anomalive e temperaturave të paprecedenta, thotë zv.drejtoresha e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike, Copernicus.

Samantha Burgess shton se tetori i këtij viti, po ashtu, është identifikuar edhe si tetori më i ngrohtë në glob, në histori.

“Mund të themi me siguri se 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar dhe aktualisht është 1.43 C mbi mesataren paraindustriale. Ndjenja e urgjencës për veprim ambicioz për klimën që shkon në Cop28 nuk ka qenë kurrë më e lartë", tha Samantha Burgess.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara, toka nuk ka përjetuar temperatura të tilla të larta, së paku jo në 125 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos